Kore, mbytet anija, 60 të humbur

Seul, 27 mars, NOA Një anije e marinës së Koresë së Jugut është mbytur në Detin e Verdhë, duke shkaktuar mëse 60 të humbur, ndërsa 58 anëtarë të ekuipazhit të "Cheonan-it" u shpëtuan në kufirin e diskutueshëm detar me Korenë e Veriut.
Lajmi bëhet me dijeni nga ministria e Mbrojtjes në Seul, e cila duke iu referuar qarqeve qeveritare mediet koreano-jugore, njoftoi se nuk ka të ngjarë që Koreja e Veriut të jetë e përfshirë në fundosjen e anijes së luftës.
Por mesa duket në kiçin e "Cheonan-it" ka pasur një shpërthim.
Ndërkaq, në Detin e Verdhë ka pasur disa herë konfrontime midis anijeve nga Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut.
Nga ana e tij, presidenti i Koresë së Jugut
tha se vendi i tij duhet të hetojë të gjitha opcionet e mundshme që çuan në
mbytjen e anijes luftarake pranë kufirit të diskutuar me Korenë e Veriut.
n.e/NOA