Rusia nuk duhet përjashtuar nga Nabucco
Vilnius - Ankaraja zyrtare ka deklaruar se Rusia nuk duhet përjashtuar nga Projekti Nabucco. Gjatë vizitës që Ministri turk i Punëve të Jashtme Ali Babaxhan po zhvillon në Lituani, ai ka theksuar se nuk ka problem që një pjesë e gazit rus të lidhet me Nabuccon, e rëndësishme është që të ketë një shumëllojshmëri të burimeve. Sipas tij, në qoftë se Rusia përjashtohet nga Nabucco, ajo ka në dorë elementë që mund ta pengojnë Nabuccon.