E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelet armëpushimi Armeni-Azerbajxhan

Baku - Zhvillime të nxehta ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo e fundit ka shkelur armëpushimin dhe ka vrarë 2 ushtarë azerbajxhanas të cilët shkelën mbi minën e vendosur nga forcat armene. Forcat armene dje i hapën zjarr ushtarëve azerbajxhanas që gjendeshin në rajonin Fyzelli, fshatin Karahanbejli. Si rezultat i këtij zjarri u vranë togeri Ali Xhanov dhe ushtari Xhavid Sulejmanov.

Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kishin marrë fund me marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në vitin 1994. Ndërkohë që një e pesta e territorit të Azerbajxhanit gjendet ende nën pushtimin e Armenisë.

Në vitin 2008 armenët vranë 20 ushtarë azerbajxhanas dhe 3 civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›