E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia pergezon traktatin e armeve berthamore me SHBA-ne

Ambasadori rus ne Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin ne fjalen e tij ka pergezuar traktatin e armeve berthamore te nenshkruar ne fillim te ketij viti midis vendit te tij dhe SHBA-se.

Ky vit eshte shenuar nga nje progres ne fushen e carmatimit berthamor tha Churkin ne Asamblene e Pergjithshme vjetore te Kombeve te Bashkuara gjate fjalimit te tij.

Traktati i nenshkruar nga presidentet e Rusise dhe SHBA-se ne Prage mbi masat per pakesimin e metejshem dhe Kufizimin e Armeve Strategjike ofensive eshte nje kontribut i vertete i dy vendeve tona ne forcimin e sigurise dhe stabilitetit nderkombetar strategjik shtoi ambasadori rus.

Perfaqesuesi i perkohshem i Federates Ruse sugjeroi qe marredheniet e permiresuara midis Uashingtonit dhe Moskes mund te ndihmojne qe te cojne ne rrugen e carmatimit berthamor.

Persa i perket ceshtjes ne lidhje me armet berthamore te Iranit Churkin tha se Rusia nuk sheh ndonje alternative te arsyeshme per nje zgjidhje politike dhe diplomatike nepermjet nje dialogu konstruktiv midis Teheranit dhe te Gjashteve.

Churkin ne perfundim te fjalimit te tij shprehu shqetesimet ne lidhje me ndertimin e vendbanimeve izraelite ne Bregun Perendimor.Vendimi nga autoritetet izraelite per te mos zgjatur moratoriumin ne lidhje me vendbanimet hebreje ngre shqetesime serioze. Duhet gjetur nje rruge qe te sigurohet vazhdimi i negociatave tha Churkin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›