E Diel, 1 Nëntor 2026

VordsvorthDuhet te nise dialogu Kosove-Prishtine

Ambasadori britanik ne Serbi Stiven Vordsvorth deklaroi se per Britanine statusi i Kosoves eshte i mbyllur por Beogradi dhe Prishtina duhet te fillojne dialogun.

Qendrimi i Britanise se Madhe eshte se kjo ceshtje ne kuptimin e statusit te Kosoves eshte mbyllur dhe duhet te gjendet menyre qe mosmarreveshjet per kete ceshtje te lihen anash i tha ambasadori Vordsvorth se perditshmes beogradase Vecernje Novosti.

Ai gjithashtu theksoi se eshte e nevojshme qe te qeevria te fokusohet ne gjerat qe mund ta permiresojne jeten e njerezve ne Kosove.

Zoti Vordsvorth tha se fillimi i bisedimeve Beograd-Prishtine nuk eshte kusht i fuqishem per dergimin e aplikimit te Serbise per ne Komisionin Evropian.

Pas miratimit te rezolutes se perbashket ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se shumica e ministrave te BE-se tani mendon se eshte koha qe te behet hapi tjeter ne rrugen e integrimit te Serbise dhe pres qe kjo te ndodhe shume shpejte tha Vordsvorth duke shtuar se gjithashtu besojme se do te ishte e dobishme qe dialogu te filloj sa me shpejte.

Ai tha se nuk eshte kusht i Brukselit qe fillimin e dialogut ne menyre simbolike ta shenoj mbledhja ndermjet presidentit te Serbise Boris Tadic dhe kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›