Rusia përjeton të nxehtë të pa parë në 1000 vjet
"As paraardhësit tanë nuk kanë dëshmuar për një fenomen të tillë në 1 000 vitet e fundit, që nga koha e krijimit të shtetit rus", deklaroi Aleksandre Frolov duke shtuar se "kemi të bëjmë me një fenomon që nuk gjendet në arkivat tona''.
Zjarret në pyjet përreth Moskës kanë shkatërruar 200 000 hektarë. Agjensitë e lajmeve njoftojnë se numri i vdekjeve për shkak të tymrave toksikë në Moskë është dyfishuar. Ndërsa një zyrtar rus nuk njoftoi numrin e saktë të viktimave, por tha se nga nxehtësia dhe ndotja për shkak të tymit është rritur numri i vdekjeve.
Teksa flakët po rrezikojnë edhe qendrën për studime atomike në Sneshinsk, ministri rus për Mbrojtjen Civile, Sergej Shoigu ka dhënë urdhrin për luftimin pa ndërprerje të zjarrit përreth qendrës studimore, ashtu siç u vendos për zonën përreth Moskës.