E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu dëshmon lidhur me sulmin ndaj flotiljes

Ashtu siç pritej, Netanjahu mbrojti ndërhyrjen e marinës si legjitime duke theksuar se "marina jonë nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër, veç ndalimit të anijes. Në pesë anije nuk pati rezistencë, dhe si pasojë as të plagosur. Në anijen e madhe ngjarja rrodhi tërësisht e paplanifikuar. Ajo nuk ishte një anije dashurie, ishte një anije e urrejtjes. Ata nuk ishin pacifistë, as aktivistë të paqes. Ata ishin mbështetës të dhunshëm të terrorizmit."

Kryeministri u pyet i pari nga grupi hetimor i ngritur nga vetë izraelitët, ndërkohë që pritet të dëshmojë edhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Izraelit, Gabi Ashkenazi se kur dhe në çfarë mase ata kishin qenë të informuar për aksionin ushtarak. Disa seanca pritet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Turqia e ka kritikuar hetimin e brendshëm izraelit si të pa vlerë duke qenë se Izraeli i akuzuar nuk mund të jetë njëherazi gjyqtar edhe prokuror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›