Rusia perse duhet te shkeputet nga varesia e lendeve te para
Në prag të Vitit të Ri, analistët po përpiqen që të parashikojnë të ardhmen ekonomike të Rusisë, që bëhet edhe më e rëndësishme në një periudhë kur të gjitha vendet po përpiqen t’i mbijetojnë krizës. Një nga ekspertët më të mirë rusë, Aleksashenko i Shkollës së Lartë të Ekonomisë flet për prognozën e vitit të ardhshëm dhe atë afatgjatë të ekonomisë ruse. Sigurisht, të gjithë duan që ekonomia ruse të ecë me ritme të shpejta. Në lidhje me parashikim janë bërë dy skenarë: një inert dhe një tjetër progresist. I pari është karakteristik për zhvillimin ekonomik të këtij viti gjatë të cilit asgjë nuk ndodhi dhe gjithçka u zhvillua ngadalë falë mekanizmit të inercisë. Si pasojë, ky skenar sjell një rritje të vogël ekonomike dhe mund të quhet në gjendje stanjacioni. Nuk premton gjëra të mira, por nuk është as ndonjë katastrofë, sepse parashikimi ekonomik bazohet në analizën e tendencave në ikje. Ky skenar bazohet në faktin e mungesës së dëshirës së bizneseve për të investuar në ekonominë vendase, si dhe ikjen e kapitalit jashtë Rusisë. Kjo është situata aktuale. Por sigurisht që do ët ketë probleme në këtë rrugë. Për sa i takon skenarit të dytë ai quhet “kërcimi i tigrit” dhe bazohet në novacione në situatën e rritjes ekonomike, në prodhimin e mallrave të reja dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit. Pra, në një rast të tillë bazë e skenarit merret shkalla e eksporteve jo të lëndëve të para. Gjatë 3 viteve të fundit eksporti i naftës, gazit natyror gurëve të çmuar e lëndëve të tjera të para përbënin 85% të eksporteve ruse çka e bën ekonominë e vendit në mënyrë të turpshme të varur nga eksporti i lëndëve të para. Ajo që i rekomandohet qeverisë është rritja e sasisë së eksportit të mallrave që nuk janë lëndë e parë deri në masën 25% në mënyrë që më në fund Rusia të nisë të prodhojë mallra për tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm. Sa për qeverinë, ajo duhet që të krijojë një sistem të ri ekonomik me institucione në vend të menaxhimit manual. Ekonomia duhet që të jetë e hapur për fluksin e investimeve të huaja, pra nga jashtë për bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare. Rritja e pagave duhet që të lidhet me rritjen e produktivitetit në punë dhe falë fluksit të investimeve të huaja duhet që të sigurohet rritja e sektorit të eksporteve jo bazuar në lëndën e parë. Për vitet e ardhshme ky sektor duhet që të zërë 40% të totalit të eksporteve krahasuar me 15% që është aktualisht, çka e bën ekonominë ruse krejtësisht të varur nga eksporti i lëndëve të para. Ky nuk është një plan mrekullish, por një transformim strukturor, një proces afatgjatë e i vështirë.