E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pershendet miratimin e Start

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev mirëpriti ratifikimin e marrëveshjes Start nga Senati Amerian, gjatë mëngjesit të sotëm.

Marrëveshja e arritur do të kufizojë potencialet bërthamore të dy vendeve, ndërsa rreth 30% e armëve të shkatërimit në masë do të shkatërrohen së shpejti.

Që Traktati të hyjë në fuqi është i nevojshëm edhe aprovimi i parlamentit rus, ku Partia Rusia e Bashkuar zotëron një maxhorancë të madhe dhe nuk duhet të jetë një problem të sigurojë votat e nevojshme.

Senati kaloi marrëveshjen me 71 vota pas 26 muajsh debatimi dhe Medvedev deklaroi: “Kjo është marrëveshja më domethënëse e kontrollit të armëve ndonjëherë. Ajo do ta bëjë më të sigurt botën që jetojmë. Shpresoj që edhe Duma Ruse të ndjekë shembullin e Senatit Amerikan”.

Sipas mediave ndërkombëtare, ratifikimi i marrëveshjes nga administrate Obama do të krijojë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve të reja më të ngrohta me Rusinë. Pushtimi që këta të fundit i bënë Gjeorgjisë në vitin 2008 shënoi atëherë një pikë të ulët në marrëdhëniet midis dy shteteve që nuk shihej që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›