E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, bombë në ambadën zviceriane, një i plagosur

Shpërthimi i një pakoje bombë dorëzuar në ambasadën zvicerane në Itali ka shkaktuar plagosjen e njërit prej punonjësve.

Sipas hetimeve paraprake punonjësi i Ambasadës së Zvicrës u plagos rëndë ndërsa kishte hapur pakon e ardhur në adresë të ambasadës.

Nëpunësi u dërgua në spital pasi është plagosur rëndë në të dy duart. Në ambasadë , kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për të hetuar ngjarjen.

Sipas të dhënave të para nga shpërthimi nuk ka të plagosur të tjerë. Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm ka pasur edhe një alarm të rremë për bombë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›