Rusia po armatosë Algjerinë dhe Turkmeninë

Marrëveshja për blerjen ishte lidhur mes kompanisë ruse për eksport të armëve "Rosoborneksport" dhe dy shteteve, të cilat druajnë nga revolucionet të cilat e përfshinë botën arabe, nga vera e vitit të kaluar, shton gazeta.
Rusia në vitin 2010 i shiti dhjetë tanke T-90 Turkmenisë dhe 185 Algjerisë.
Këto marrëveshje janë lidhur në prag të rritjes së destabilitetit në rajon, pas revolucionit në Tunizi dhe Egjipt dhe luftës në Libi, deklaroi një burim i afërt me "Rosoborneksport".
Armata ruse nga ana e saj refuzon t'i blejë këto tanke me çmim të lartë dhe kualitet të ulët, në krahasim me modelet e ngjashme gjermane dhe izraelite.
Komandanti forcave këmbësore, Aleksandar Postnikov, deklaroi në Këshillin e Federatës se të hollat për një T-90 mund të shfrytëzohen për t'u blerë tri tanke gjermane "Leopard".
Shefi i Shtatmadhorisë së armatës ruse, Nikollaj Makarov, në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se T-90 dukshëm dallon nga karakteristikat e tankut izraelit "Merkava".