E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande para Sarkozysë

Socialisti François Hollande, sipas anketave të fundit, është shumë përpara presidentit aktual të Francës, Nicolas Sarkozy. Sikur të votohej sot, Hollande do të kish një epërsi prej mbi 10 për qind të votave. E gjasat janë që këtë epërsi ta ruaj deri në fund.

Sarkozy ka shpresë në dy faktorë: 1. Tek faktori Merkel; kjo e fundit do ta ndihmojë gjatë fushatës me praninë e saj në tubime dhe 2. Tek roli i fortë që Sarkozy vetë ka luajtur në skenën ndërkombëtare.

Mirëpo, të dy këta faktorë nuk është se kanë shumë peshë në zgjedhjet franceze. Madje, ka gjasa që prania e Merkelit të ketë efekt të kundërt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›