Rusia publikon listën e sanksioneve anti SHBA, në krye presidenti Biden

Rusia ka vendosur sanksione personale ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe ndaj 12 zyrtarëve të tjerë të vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se ndër 12 zyrtarët e sanksionuar amerikanë përfshihen edhe krerët e Pentagonit, Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.
Moska theksoi se kjo masë merret në përgjigje të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve rusë. “Ky hap i ndërmarrë si kundërpërgjigje është një pasojë e pashmangshme e kursit tejet rusofobik të ndërmarrë nga administrata aktuale e SHBA-së, e cila në një përpjekje të dëshpëruar për të ruajtur hegjemoninë amerikane, vendosi një bast duke hedhur poshtë çdo mirësjellje”, thuhej në njoftimin e ministrisë ruse.
Në njoftim po ashtu theksohej se, përveç ndëshkimeve të tjera, këta zyrtarë nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi. “Në të njëjtën kohë, ne nuk mohojmë mbajtjen e lidhjeve zyrtare nëse ato përmbushin interesat tona kombëtare dhe nëse është e nevojshme do të zgjidhim problemet që dalin nga statusi i personave që figurojnë në ‘listën e zezë’ për të organizuar kontakte të nivelit të lartë”, u tha në njoftim. Minsitria njoftoi se lista do të zgjerohet në të ardhmen e afërt me më shumë zyrtarë të lartë amerikanë, ushtarakë, ligjvënës, biznesmenë, ekspertë dhe personalitete të medias, të cilët janë “rusofobik ose kontribuojnë në nxitjen e urrejtjes kundër Rusisë, ndërsa u tha se po ndërmerren masa për të mbrojtur ekonominë ruse dhe për të siguruar zhvillimin e saj të qëndrueshëm.
SANKSIONET PREKIN:
1. Joseph Robinette Biden, president i SHBA-së
2. Anthony John Blinken, sekretar i shtetit i SHBA-së
3. Lloyd James Austin III, sekretar i mbrojtjes i SHBA-së
4. Mark Alexander Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së
5. Jacob Jeremiah Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtar i presidentit të SHBA-së
6. William Joseph Burns, drejtor i CIA-s
7. Jennifer Rene Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë
8. Daleep Singh, zv/këshilltar i sigurisë kombëtar i presidentit të SHBA-së
9. Samantha Jane Power, administratore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)
10. Robert Hunter Biden, i biri i presidentit të SHBA-së
11. Hillary Diane Rodham Clinton, ish-kandidate për president
12. Adewale Adeyemo, zv/sekretar i Thesarit i SHBA-së
13. Reta Jo Lewis, kryetare e Bankës së Eksport-Importit të SHBA-së