E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusi – Ukrainë, mbyllet një tjetër raund pa marrëveshje

Raundi i bisedimeve mes zyrtarëve rus dhe atyre ukrainas është mbyllur pa sukses.
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, tha se është “Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë ai.
Podoliak tha se bisedimet do të vazhdojnë të mërkurën më 16 mars.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›