Rusia reagon ndaj deklaratave të Iranit për mosdorëzimin e raketave S-300
Irani paralajmëroi ditën e martë se do të ndërmarrë masa ligjore nëse Rusia refuzon të përmbushë angazhimet e saj për të ofruar një sistem të avancuar të mbrojtjes nga raketat me Republikën Islamike. Zyrtarët iranianë janë shprehur të irrituar deri më tani nga dështimi i Rusisë për të furnizuar sistemin e raketave S-300, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk duan Teherani t'i ketë.
Zyrtarët iranianë thanë se gjithçka ishte pjesë e marrëveshjes, por Ministria e Jashtme e Rusisë Rusia këmbënguli se ishte duke vepruar sipas ligjit ndërkombëtar.
"Ne i bindemi në mënyrë rigoroze ligjeve ndërkombëtare për këtë çështje dhe nuk mund ti thyejmë ato"- tha Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Andrei Nesterenko gjatë një konference për shtyp.
Moska, e cila ndodhet nën presionin e perëndimorëve për t'u distancuar nga Irani mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, nuk ka ndjekur propozimet e Iranit për të transportuar raketa në vendin islamik.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e vlerësoi gjestin e Rusisë muajin e kaluar për të mos furnizuar Iranin me raketa S-300. Ashtu si edhe Izraeli, Washingtoni nuk ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake nëse diplomacia dështon për të zgjidhur debatet rreth programit bërthamor të Iranit.