E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia rinis sulmet, Zelensky: Armëpushim i rremë, paqe vetëm kur të dëbohen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmeve ruse pas një armmëpushimi të supozuar, urdhëruar nga presidenti rus Vlodimir Putin për kremtimin ortodoks të Krishtlindjeve.

Presidenti ukrainas e ka konsideruar një armëpushim të rremë, ndërsa thekson se vetëm dëbimi i forcave ruse nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes. 

“Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar , por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe postat e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi i pushtuesit nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes”, u shpreh presidenti ukrainas.

Sulmet erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i dërgonte Ukrainës 3.75 miliardë dollarë të tjera armë dhe ndihma të tjera, duke përfshirë një ngarkesë të parë të automjeteve të blinduara Bradley të njohura si “vrasës tankesh”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›