Rusia shton listën e shteteve armiqësore, mes tyre Greqia dhe Kroacia

Rusia ka shtuar disa shtete të tjera në listën e vendeve ‘armiqësore’ pasi nuk përkrah qëndrimet dhe sanksionet e tyre të vendosura ndaj Moskës për luftën e nisur në Ukrainë.
Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia u shtuan në listën e shteteve armiqësore ndaj Rusisë, ku njoftimi u bën nga Kremlini.
“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhej në deklaratë.
Në listën e shteteve armiqësore është edhe Shqipëria si dhe Andorra, Australia, Britania e Madhe, përfshirë Anguilan, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin, vendet anëtare të BE-së, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Korea e Jugut, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, provokoi zemërimin e komunitetit ndërkombëtar duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Moskës.
/rtsh.al/