Presidenti Meta në Prishtinë: Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë pranë njëra tjetrës

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të zhvillojë vizitën e fundit si president në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.
Zoti Meta ka shkruajtur në rrjetin social Facebook se “Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë pranë njëra tjetrës”, duke përcjellë atmosferën aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani zoti Meta tha se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën.
Ai shprehur bindjen seedhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, i cili do të marri detyrën pas pak ditësh do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës.
“Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër” tha zoti Meta .
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga ana e saj ka vlerësuar rolin e zotit Meta edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një muaj më parë shtetet tona nënshkruan 19 marrëveshje. Është më se e nevojshme që ato të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Axhenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin edhe më tej në pozicionin tonë si shtet i pavarur. Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Kosova po përgatit aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat në BE” tha zonja Osmani.
Sipas saj Kosovën dhe Shqipërinë i bashkon shumë gjë, por ajo që i bashkon më shumë është e ardhmja euroatlantike. Në emër të të gjithë qytetarëve ju faleminderit për ndihmën që i keni dhënë Kosovës. Sot është 12 vjetori i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pavarësisë së Kosovës që e vulosi pavarësinë dhe integritetin territorial. Faleminderit që në të gjitha këto rrugë keni qenë krah nesh” ju drejtua zonja Osmani zotit Meta.
Presidenti Meta gjatë vizitës që po zhvillon sot në Republikën e Kosovës, do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama dhe liderë të partive politike të Kosovës.
/rtsh.al/