Rusia vijon sulmet në Ukrainë, një i vrarë dhe 9 të plagosur në Kharkiv! Moska godet dy termocentrale në Donetsk

Rusia, nga ana e saj, njoftoi se ndërhyri dhe shkatërroi 31 dronë ukrainas në tetë rajone. Voronej dhe Tambov ishin objektivat kryesore. Sulmet ajrore i shtynë autoritetet të mbyllnin përkohësisht aeroportet në Saratov dhe Penza.
Një vajzë 17-vjeçare u vra dhe 9 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në qytetin Berestyn në rajonin e Kharkivit. Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore arriti që të rrëzojë 101 nga 114 dronë të lëshuara gjatë natës.
Rusia, nga ana e saj, njoftoi se ndërhyri dhe shkatërroi 31 dronë ukrainas në tetë rajone. Voronej dhe Tambov ishin objektivat kryesore. Sulmet ajrore i shtynë autoritetet të mbyllnin përkohësisht aeroportet në Saratov dhe Penza.
Po ashtu, Denis Pushilin, kreu i zonave të kontrolluara nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore tha se një sulm “i paprecedentë” gjatë natës nga Kievi dëmtoi dy termocentrale, duke lënë shumë vendbanime pa energji elektrike.