Rusopulos:Greqia s'frikësohet për çështjen e pronave
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Teodors Rusopulos deklaroi se Greqia ka të drejtë të plotë dhe nuk është e shqetësuar se pjeswtarët e komunitetit maqedonas dhe çam do të ngrenë procedurë ligjore për kthimin e pronave.
I pyetur se Qeveria greke a është e shqetësuar se pjestarë të pakicës maqedonase dhe çame në Maqedoni dhe Shqipëri do të ngrisin procedurë ligjore për kthimin e pronave të tyre në Greqi, zëdhënësi i Qeverisë greke Rusopulos nënvizoi se “Greqia absolutisht nuk ka përse të frikësohet për çështje që e di se ka të drejtë absolute”.
Reagimi grek ka pasuar pas letrës së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar homologut të tij grek, Kostas Karamanlis ku nëpërmjet saj kërkohet kthimi i pronave të maqedonasve të shpërngulur pas luftës së dytë botërore.
Autoritetet greke deklaruan se letra e kryeministrit Gruevski është një provokim i radhës nga Shkupi. “Besoj se kemi argumente të fuqishme për t`iu kundërpërgjiur, si për gjendjen aktuale, ashtu edhe për historinë”, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Rusopulos. (INA)