E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uma Thurman, dyshime për një shtatzëni

Uma Thurman po kalon ditë pushimesh në një jaht luksoz me të fejuarin e saj zyrtar, multimilionerin zviceran.

Por syrit të një paparaci nuk i ka shpëtuar një “bark i dyshimtë” i aktores së njohur dhe ka shkrepur menjëherë një fotografi, që gjeti botimin e rrufeshëm në tabloide.

Sipas gazetave përflitet një shtatzëni e mundshme e starit të "Pulp Fiction" e "Kill Bill".

E përditshmja "Mail"ka publikuar foton e aktores, por me një veshje provokuese, që nuk ka shumë të bëjë me lajmin për “pritjen e ëmbël” të ndonjë bebi.

Çifti ka bërë tashmë publik lajmin se do të celebrojnë dasmën në "The Times" muajin e shkuar, pas një feste fejese, që u zhvillua në shtëpinë e tij në Kensington.

Thurman, që ka fëmijë nga martesa me kolegun Ethan Hawke, Maya (9-vjeç) e Leon (6-vjeç), e ka takuar 45-vjeçarin financier e filantrop gjatë një darke gala në Milano, verën e shkuar.

Pak kohë më parë ajo ishte ndarë me Andre Balazs, hotelierin njyjorkez me të cilin ndenji tre vjet. Anche "Arki", bashkëshorti i ardhshëm ka dy fëmijë Flynn (10-vjeç) e Cy (5-vjeç), nga lidhja me modelen australiane Elle Macpherson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›