E Diel, 1 Nëntor 2026

Rutte viziton Gardën Kombëtare të Ajouas, diskutohet partneriteti me FSK-në

PRISHTINË, 23 shtator/ATSH/ Partneriteti i Gardës Kombëtare të Ajouas me Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte në qendër të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në shtabin e kësaj garde. Sipas njoftimit të Gardës, kjo është hera e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s viziton shtabin e saj.

Rutte, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, u takua me drejtuesit e Gardës Kombëtare të Ajouas. Ata diskutuan zhvillimin e partneritetit me FSK-në, kapacitetet e saj dhe bashkëpunimin në trajnime.

Garda Kombëtare e Ajovës bëri të ditur se pjesëtarët e saj kanë trajnuar dhe punuar përkrah pjesëtarëve të FSK-së për më shumë se 10 vjet. Sipas saj, ky bashkëpunim ka ndërtuar marrëdhënie të mbështetura në besim dhe përvojë të përbashkët. Pjesëtarë të Gardës kanë marrë pjesë edhe në stërvitje dhe misione të NATO-s, përfshirë KFOR-in në Kosovë.

Vizita, sipas Gardës, shërbeu për të paraqitur zhvillimin e partneritetit me Kosovën dhe rolin e Ajouas në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë.


/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›