Rydiger: ǒdo ditë i kërkoj Krosit të rikthehet për “Gjermani

Antonio Rydiger beson se Gjermania ka shanse të fitojë Europianin në shtëpinë e saj vetëm nëse në skuadër rikthehet Toni Kros. Mbrojtësi i Real Madridit në një prononcim për “DAZN” ka lënë të kuptohet se po “punon” fort në këtë drejtim.
“Nëse ke Tonin përkrah atëherë ke një mori pasimesh të sakta në anën tënde dhe gjithashtu gjithçka është perfekte”, tha Rydiger. “E pyes ç’do ditë nëse do të rikthehet. Një lojtari i nivelit të tij nuk duhet të jetë jashtë një Europiani”, pohoi mbrojtësi.
Siç dihet mesfushori hoqi dorë nga Gjermania në korrik të 2021-it pas Europianit zhgënjyes në Angli. I pyetur mbi ecurinë e Gjermanisë në vitet e fundit, mbrojtësi tha se nuk do të ndikonte në Europian. “Mendoj se fakti që luajmë në shtëpinë tonë ndryshon gjithçka. Asnjë nuk duhet të na bashkohet me mendimin se po kaluam grupin kemi kryer misionin tonë. Ne kemi qëllim të shkojmë larg”, premtoi Rydiger.