Kategoria e Parë, mbyllet java e 15-të

Me dy takimet e fundit, të luajtura të hënën, Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 15-të, duke përvijuar dy ekipet e kreut, Bylisin dhe Elbasanin, si kandidatet kryesore për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore, sezonin e ardhshëm. Të dielën, ballshiotët mundën me përmbysje skuadrën e Luzit 2008, duke shkuar kështu në kuotën e 38 pikëve, 6 më shumë se ndjekësja më e fundit, Elbasani. Kjo e fundit mundi të hënën në fushë të huaj një rival direkt si Apolonia, me rezultatin 0-1, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve dhe duke u shkëputur nga ndjekëset më të afërta.
Ndërkaq, Vora ka parakaluar Flamurtarin dhe Apoloninë, duke u ngjitur në vendin e 3-të pas fitores 3-1 me vlonjatët, pamje të së cilës na sjell kjo kronikë. Në fakt, gjithçka u zhvillua brenda orës së parë të lojës, me miqtë që kaluan të parët në epërsi në minutën e 11-të, por vendasit u kundërpërgjigjën, duke barazuar shifrat 9 minuta më vonë dhe duke përmbysur gjithçka 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e fundit shtesë të kësaj pjese, Flamurtari mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Imamit, ndërsa Qardaku vulosi fitoren me shifrat 3-1 në minutën e 58-të.
Pas këtij dueli Vora pozicionohet në vendin e 3-të, me 27 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari i vendit të 4-t. Në luftë për një vend në “play-off” janë dhe Korabi me Lushnjën, me dibranët që kanë dy pikë më shumë se skuadra e Maganit. Lufta për mbijetesë është gjithashtu e ndezur, me Burrelin, Besën, Tomorin dhe Luzin që ndahen nga një distancë shumë e vogël pikësh mes njëra tjetrës.
Kategoria e Parë
Java e 15-të:
Kategoria e Parë
Java e 15-të:
Të dielën (10.12.2023)
BESA-KORABI 0-1
BYLIS-LUZI 2008 3-1
KASTRIOTI-TOMORI 3-1
LUSHNJA-BURRELI 2-0
Të hënën (11.12.2023)
APOLONIA-AF ELBASANI 0-1
VORA-FLAMURTARI 3-1
RENDITJA