E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rydiger operohet në gju, rrezikon gjysmëfinalet e Nations League

Antonio Rydiger i është nënshtruar një operacioni në gjurin e mjatë për të riparuar një pjesë të meniskut. Lajmin e ka bërë me dije Reali i Madridit dhe ende nuk dihen kohët e rikuperimit.

Ky nuk është një lajm i mirë për Kombëtaren Gjermane, e cila në muajin qershor luan në fazën finale të Nations League, konkretisht gjysmëfinalen me Portugalinë. Takimi në fjalë është programuar për tu zhjvilluar më 4 qershor ndërsa një ditë më pas do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Francës.

Mediet gjermane kanë bërë me dije se stafi i mjekëve shpreson në rikuperimin e lojtarit brenda 4-6 javësh ndërsa në një moment të parë u mendua se këto afate do të ishin 6-8 javë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›