Ryker zhbllokoi krizen mes PDK dhe LDK
Partia Demokratike e Kosoves ka njoftuar se perfundimisht eshte arritur marreveshja me LDK-ne per koalicionin qeverises. Nenkryetari i PDK-se, Fatmir Limaj, konfirmoi per radion "Evropa e lire", se tani pritet vetem zyrtarizimi i marreveshjes. Ne fakt, nje lajm i tille u dha edhe ne muajin dhjetor, ndersa mediat prisnin dite pas dite zyrtarizimin e marreveshjes se koalicionit qe do te qeverise Kosoven ne 4 vitet e ardhshme. Por ajo qe Limaj nuk ka deklaruar, te pakten jo zyrtarisht, eshte pikerisht fakti se ata qe i nenshkruan kontraten Fatmir Sejdiut per te qene president deri ne vitin 2009, e binden qe te pranoje te rizgjidhet ne pako me kryeministrin dhe kryeparlamentarin te merkuren. Sipas te perditshmes kosovare "Express", ka qene pikerisht kreu i UNMIK-ut, Joakim Ryker, i cili zhbllokoi krizen e koalicionit qeverises, ndersa ende vazhdojne diskutimet mbi ndarjen e ministrive, vecanerisht mbi temen me te rendesishme, se kush do te kete Ministrine e Transporteve. Keshtu, nje konsultim i shkurter i Ryker paraditen e se premtes, ka zgjidhur nje nga problemet kryesore per arritjen e nje marreveshjeje per konstituimin e institucioneve, futjen ne pako edhe te postit te presidentit. Nje zyrtar i afert me bisedimet e zhvilluara mes shefit te UNMIK-ut dhe lidereve kosovare, ka treguar se qendrimi i tij ka qene se Presidenti duhet te jete pjese e marreveshjes. Misioni i Kombeve te Bashkuara megjithate, nuk e ka konfirmuar kete levizje te drejtuesit Ryker. Kembengulja e Lidhjes Demokratike te Kosoves se nuk ka nevoje qe posti i Presidentit te perfshihet ne votime, ka qene nje nder bllokuesit kryesore te deritashem te marreveshjes. Ky zhvillim ka ardhur ne diten e seances inauguruese te Parlamentit, ne te cilen nuk eshte zgjedhur as kryesia e re e as kryeparlamentari. Ndonese eshte pritur qe lidershipi i ri te zgjidhet, ne momentin e fundit Partia Demokratike e Kosoves kishte kerkuar qe emerimet ne Parlament te liheshin per me vone. "Express" citon burimet e veta, te cilat thone se arsyeja kryesore prapa qendrimit te Partise Demokratike eshte frika brenda kesaj partie per ndonje befasi te pakendshme gjate procesit te votimit te qeverise. Duke pasur edhe presidentin ne pako, Hashim Thaci do te pergatitet vetem per foto te buzeqeshura dhe fjalimin e tij te hyrjes si kryeminister. Natyrisht, Sejdiu nuk ka dashur te flase te premten per arsyet qe partneri i tij, Hashim Thaci, ka kerkuar qe tere lidershipi te zgjidhet ne nje dite, duke shtyre emerimin e Kryesise se Parlamentit dhe kryeparlamentarit. Ndersa kryeministri i ri ka thene se Kosova do te kete shume shpejt edhe udheheqjen e parlamentit, qeverine dhe presidentin. Sipas burimeve te "Express", tashme me pajtimin e Fatmir Sejdiut per te hyre ne pakon e votimit, problemi i vetem qe mbetet perpara negociatave mes ketyre dy partive, eshte kualiteti i pese ministrive qe do te marre Lidhja Demokratike e Kosoves. Nderkohe, zyrtaret e afert me Thacin dhe Sejdiun thone se bllokuesit kryesore nderlidhen me ndarjen e Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit, si edhe me ate te Energjetikes.