E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi valutor "i lire"

Regjimi i kursit te kembimit valutor i ndjekur nga Banka e Shqiperise do te vazhdoje te jete i lire. Banka Qendrore ben te ditur se vlera e lekut kundrejt valutave te huaja do te vendoset lirisht ne tregun e kembimit te bankave te nivelit te dyte dhe Agjencite e Kembimit, duke u percaktuar nga kerkesa dhe oferta. Megjithate, ne raste te vecanta Banka e Shqiperise do te nderhyje ne tregun valutor, me qellim respektimin e objektivit te rezerves nderkombetare neto te Bankes se Shqiperise, ose zbutjen e luhatjeve te demshme afatshkurtra te kursit te kembimit te lekut. Po ashtu, gjate vitit 2008, Banka e Shqiperise do te punoje per zgjerimin e games se informacionit te perdorur per vendimmarrje, per rritjen e efektivitetit te kanaleve te transmetimit dhe per rritjen sasiore dhe cilesore te komunikimit te saj me publikun, beri te ditur sot zyra e shtypit prane kesaj banke. Sipas BSH-se, pervec permiresimit ne komunikimin e strategjise dhe vendimeve te politikes monetare, do te intensifikohen edhe programet edukuese per publikun.
Nderkohe, BSH-ja do te synoje rritjen e metejshme te transparences ne hartimin dhe komunikimin e politikes monetare, proces qe eshte intensifikuar vazhdimisht vitet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›