E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ik prej babës

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 11:13

Reperi kosovar Fatmir Miftari i njohur si Don P. ka përgënjeshtruar spekulimet se ai është larguar nga “Baba Records”.

“Është lëshuar një artikull kinse i bazuar në një deklaratë timen në Facebook mbi largimin tim nga Baba Records, gjë që nuk qëndron. Raportet e mia me të gjithë reperët në përgjithësi janë OK duke përfshirë edhe Baba Records, e sidomos Getin qe e kam shok edhe kolegë prej para luftës”, ka thënë Don P.

Ndërkohë, së fundmi reperi është aktual me projektin muzikor “Loja mbet e njëjta”, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me Don Arbas. (Telegrafi)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›