S146jemi ne krize

Pavaresisht rezultateve deshperuese ne javet e fundit sulmuesi i Chelseas Salomon Kalou ka thene se nuk ka probleme ne klubin londinez. Reprezentuesi i Bregut te Fildishte ka siguruar se Chelsea nuk eshte ne krize edhe pse u turperua nga Sunderlandi ne Stamford Bridge 0-3 dhe u mposht ne Birmingham 1-0 ne dy ndeshjet e tyre te kaluara ne Premierliga.
Gjate nje interviste te tij dhene radios franceze RMC 25 vjecari ka thene se ishte i befasuar nga spekulimet rreth klubit. 147Ne nje klub si Chelsea shpesh nxirren perfundime te shpejta kur gjerat nuk shkojne mire. Nuk jemi ne krize. Ne si futbolliste duhet te qendrojme te qete dhe te perqendrohemi te fitojme perseri148 tha Kalou. 147Sezoni eshte i gjate dhe gjithmone ka momente te ketilla. Ne dhjetor te vitit te kaluar kemi pasur nje pervoje te njejte. Nuk po i fitojme ndeshjet tona. Fitoret ju nevojiten per te kthyer besimin. Per kete ishte me rendesi te fitojme kunder Zilines 2-1 ne xhiron e peste te fazes se grupeve te Liges se Kampioneve148 shtoi ai.
Kalou theksoi se futbollistet e Chelseas ne asnje moment nuk dyshuan ne te ardhmen e menaxherit Carlo Ancelottit pavaresisht spekulimeve te vazhdueshme rreth te ardhmes se strategut italian ne Stamford Bridge. Kalou ka insistuar se ekipi i Chelseas eshte i bashkuar ne perkrahje te Ancelottit.
147Menaxheri i mbron futbollistet dhe kjo eshte me rendesi. Kur luani ne Chelsea dhe nuk fitoni per dy ndeshje ekipi eshte nen presion dhe ju nuk doni qe futbollistet te jene te frikesuar. Kur jeni te frikesuar e keni veshtire te paraqiteni ne shkallen e deshiruar andaj ajo qe eshte e mire rreth Carlos eshte se ai e ka ate besim se gjithcka do te jete ne rregull nese angazhohemi dhe punojme mire.
Edhe vitin e kaluar kemi pasur periudha te veshtira por Carlo qendroi i qete dhe nuk ndryshoi asgje. Ne fund ne fituam dy tituj. Ai eshte i njejte edhe tani. Ai sjell vetebesim qe e heq presionin nga ekipi dhe kjo eshte e mire per ne148 theksoi ish futbollisti i Feyenoordit. Kalou shprehu rendesine e Ancelottit per futbollistet duke thene
147Ne kurre nuk kemi dyshuar ne qendrimin e menaxherit. Nuk mendoj se ai mund te jete ne dyshim vetem pse kemi humbur dy ndeshje. Ne udheheqim ne grup ne Ligen e Kampioneve dhe jemi lider ne Premierlige. Ancelotti ka treguar se mund te fitoje Premierligen sepse e arriti vitin e kaluar. Ne jemi ekip i madh dhe secili ekip deshiron te mposhte Chelsean andaj duhet te kemi durim. Dime te luajme ne shkallen e larte dhe ate shkalle e kemi treguar ne fillim te sezonit. Carlo eshte shume i rendesishem per ne148 perfundoi Kalou.