E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooneyn e gezon goli

Nga Express me 26 nentor 2010 ne ora 0904

Sulmuesi i Manchester Unitedit Wayne Rooney eshte i lumtur qe perfundoi pritjen e gjate per gol. Rooney realizoi nga penalltia per ti dhene Djajve te Kuq fitoren 1-0 ndaj Rangersit e cila i siguroi ekipit kualifikimin per ne fazen eliminatore te Liges se Kampioneve.

Reprezentuesi anglez nuk kishte shenuar per Manchester Unitedin nga muaji gusht. 147Sigurisht eshte lehtesim i madh per mua qe kam shenuar. Shpresoj te ndertoj dicka pas ketij goli. Nuk kam ndjere aq shume presion. E kam ditur se cka po beje dhe ku do te qelloj. Nese portieri e qellon krahun dhe e pret le te jete ashtu por fatmiresisht perfundoi brenda148 tha Rooney per mediet angleze.

Rooney beri paraqitjen e tij te pare si titullar pas rikuperimit nga lendimi ne nyjen e kembes. Tani pas rikthimit dhe sqarimit te se ardhmes se tij duke nenshkruar kontrate te re pesevjecare me klubin ai eshte i lumtur qe ka realizuar golin e fitores per ekipin e tij.

147Desha te festoj me tifozet. Eshte kenaqesi te fitojme Rangersin ne udhetim. Shpresoj te jem ne gjendje te hyj ne seri te golave pasi jam i lumtur qe jam kthyer ne fushe. Jam ndjere mire dhe dua te ndertoj dicka pas kesaj paraqitjeve dhe golit148 perfundoi Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›