E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka si Spanja

Pepe Reina mendon se askush nuk mund të luajë si Spanja. ‘Stuhia e Kuqe’ është kampion aktual i botës dhe i Evropës, ndërsa Barcelona e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve në gjashtë vitet e fundit, duke e ndërtuar edhe ekipin e Vincent del Bosques.

“Kemi një gjeneratë të artë futbollistësh të së njëjtës moshë. Nuk është e mundshme të luajmë gjithmonë në mënyrën tonë. Varet nga lojtarët dhe nga ekipi, varet edhe nga filozofia që keni. Mirëpo, jo çdokush mund të luajë si ne, sepse askush nuk e ka kualitetin e lojtarëve që kemi ne”, deklaroi për tabloidin britanik ‘The Sun’ portieri i Liverpoolit, i cili është ftuar te Spanja për ndeshjen e së shtunës ndaj Anglisë.

Ai shpreson të luajë për vendin e tij kundër Anglisë, ku ka fituar reputacion pasi u bë njëri prej portierëve më të mirë në botë.

“Sa herë që luan me Kombëtaren, dëshiron të fitosh dhe sa herë që luan ndaj Anglisë, është diçka e veçantë. Kombëtarja ka 23 lojtarë të rëndësishëm, por vetëm 11 mund të nisin nga fillimi. Kështu që duhet t’i shfrytëzojmë rastet kur ato na vijnë. Duhet të jesh me fat kur grumbullohesh në përfaqësuese. Jemi kampionë të botës dhe Evropës, kjo nuk është e thjeshtë, pasi që e lakmon çdo lojtar”, përfundoi Reina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›