E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard e do vetëm Realin

Eden Hazard ka vendosur për të ardhmen e tij. Talenti belg dëshiron që në të ardhmen të luajë në Real Madrid, duke hequr dorë nga skuadrat që e pëlqejnë si Chelsea, Arsenal, Inter, Milan dhe Juventus.

“Dëshiroj të luaj vetëm në Real Madrid dhe nuk dëshiroj ta dëgjoj asnjë ofertë tjetër nga ndonjë klub tjetër”, theksoi futbollisti i Lilles për ‘El Confidencial’.

20 vjeçari Hazard ka kontratë me kampionin francez deri në verën e vitit 2015. Por përfaqësuesi belg nuk e ka ndërmend ta respektojë kontratën deri në fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›