E Diel, 1 Nëntor 2026

S´kanë fund problemet për Tiranën, ngec dhe në Peqin

Në Peqin, Shkumbini ia doli të mposhtë 1-0 Tiranën, në një ndeshje shumë nervoze. Shkumbini luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 50- të, pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit 21 vjeçar Erjon Mustafaj.  Pas një pjesë të parë pa gola, të zhvilluar në një terren të rënduar nga reshjet e shiut, Isidor Sekseri në minutën e 72-të shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren Shkumbinit. Tirana humbet për të dytën javë rresht dhe problemet skanë fund për të. Në javën e 20-të Tirana humbi me Vllazninë (0-1) në “Qemal Stafa”.Ndërkohë në Durrës, Teuta vendase ka mposhtur me lehtësi 2-0 Gramozin e  Ersekës me gola të shënuar nga  Hodo në minutën e 24-t dhe Dushku dhjetë minuta me vonë. Kalendari i plotë i javës së 21-të të Superligës Të premten;Laçi-Flamurtari                 3-2Shënues: Ervis Kaja 2’, Emiljano Veliaj 6’, Eduart Tanushi 28’ / Migen Memelli 26’, Elton Grami 42’Të shtunën;Kastrioti - Apolonia          1-1Shënues: Abazaj 32’/ Brkiç 8’Vllaznia-Skënderbeu         3-2 Shenues: Amarildo Belisha 8’, Sead Hadjibulic 54’ (p), Ndricim Shtubina 62’/ Enco Malindi 7’, Klevis Roshi 58’Të dielën;Shkumbini-Tirana 1-0 Shënues: Isidor Sekseri 72Teuta – Gramozi              2-0Shënues: Hodo 24’, Dushku 34’Të hënën14:00   Dinamo - Besa                                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›