E Hënë, 2 Nëntor 2026

SAG Awards 2025: Lista e fituesve të mbrëmjes

Më 23 shkurt , u zhvillua në Auditoriumin Shrine në Los Anxhelos, ceremonia e 31-të vjetore e Screen Actors Guild Awards ( SAG Awards ), me Kristen Bell mikpritëse e mbrëmjes. Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt përmes Netflix dhe u dha mundësinë miliona shikuesve ta shikonin në kohë reale.

Gjatë aktivitetit, u njohën performancat dhe produksionet më të mira që u dalluan gjatë gjithë vitit të kaluar, duke ofruar një pamje paraprake të nominimeve dhe fitoreve të mundshme në Oscars e ardhshme . Nëpërmjet kësaj ceremonie brilante u vunë në pah talentet dhe iniciativat krijuese që vazhdojnë të formësojnë peizazhin e kinemasë dhe televizionit modern.

Fituesit në 2025 SAG Awards

Për kinemanë

Kastet e shquara: “Conclave”

Aktori më i mirë: Timothée Chalamet, “A Complete Unknown”

Aktorja më e mirë: Demi Moore, ” The Substance ”

Aktori dytësor: Kieran Culkin , “A Real Pain”

Aktorja dytësore: Zoe Saldana, “Emilia Pérez”

Ansambli i marifeteve: “The Fall Guy”

View this post on Instagram

A post shared by SAG Awards® (@sagawards)

Për televizionin

Seriali më i mirë dramë: “Shogun”

Seriali më i mirë komedi: “Only Murders in the Building”

Aktori më i mirë në një serial dramë: Hiroyuki Sanada, “Shogun”

Aktorja më e mirë në një serial dramë: Anna Sawai, “Shogun”

Aktori më i mirë në një serial komedi: Martin Short, “Only Murders in the Building”

Aktorja më e mirë në një serial komedi: Jean Smart, “Hacks”

Aktori më i mirë në një film televiziv ose mini-serial: Colin Farrell, “The Penguin”

Aktorja më e mirë në një film televiziv ose mini-serial: Jessica Gunning, ” Baby Reindeer ”

Ansambli i marifeteve: “Shogun”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›