E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SANTORINI – Laboratori i Sizmologjisë: 108 tërmete vetëm dje

ATHINË, 13 shkurt /ATSH-ANA/ – Sipas analizës së të dhënave sizmike të kryera nga Laboratori i Sizmologjisë i Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës më 12 shkurt u regjistruan 108 tërmete.

Shpërndarja e epiqendrave tregon dy grupe tërmetesh me siguri që i përkasin strukturave të ndryshme që janë aktivizuar, një në jugperëndim të Anydros dhe një tjetër në lindje, të dy në drejtim jugperëndim-verilindje.

Sipas njoftimit që nga fillimi i aktivitetit sizmik në zonën Santorini-Amorgos më 26 janar, deri më 11 shkurt, Laboratori i Sizmologjisë ka regjistruar mbi 16 500 tërmete duke përdorur metodat e inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Departamentin e Gjeologjisë të Universitetit të Patrës, Institutin e Gjeodinamikës dhe Shërbimin Gjeografik të Ushtrisë, është instaluar një stacion i ri gjeodezik i përhershëm GPS/GNSS në ishullin shkëmbor të Anidros./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›