E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SANTORINI – Tërmetet e shumta mbyllin shkollat dhe ”boshatisin” ishujt përreth

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Aktiviteti sizmik i nisur të shtunën ka vijuar edhe të hënën në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos.

Sot në orën 19:44, rrjeti sizmologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës, 233 km në juglindje të Athinës, regjistroi një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në det 18 metra në jug-jugperëndim të ishullit Arkesini, pranë Amorgos.

Më herët, të paktën gjashtë lëkundje me magnitudë më shumë se 4 të shkallës Rihter u regjistruan ndërmjet orës 09:36 dhe 11:29 të së hënës, me më të madhin në orën 11:29 me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter dhe me epiqendër 25 kilometra në jugperëndim.

“Sekuenca e vazhdueshme në veri të Santorinit ka një origjinë tektonike, ajo filloi nga ngacmimi vullkanik, i cili filloi në 2 gusht 2024 me një zgjerim të ngadaltë të vullkanit. Ka një krizë sizmiko-vullkanike të vazhdueshme në kompleksin vullkanik Thera-Kolumbo, i cili po monitorohet dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për skenarë të mundshëm”, theksoi Athanasios Ganas, drejtor kërkimor në Institutin e Gjeodinamikës të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten në ishujt Santorini (Thera), Anafi, Ios dhe Amorgos për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm, thanë ekspertët.

Komitetet vunë në dukje se aktiviteti sizmik në det pranë ishullit Anhydrida, midis Santorinit dhe Amorgos, është veçanërisht intensiv, me 200 tërmete me magnitudë më të madhe se 3.0 në shkallën Rihter të regjistruar deri të shtunën (1 shkurt).

Tërmeti më i fortë ka arritur magnitudën 4.9 të shkallës Rihter. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›