Donald Trump kërcënon BE-në, Presidenti amerikan paralajmëron vendosjen e tarifave

Pas vendosjes së tarifave ndaj Kanadasë , Meksikës dhe Kinës presidenti SHBA-ve Donald Trump ka paralajmëruar edhe Bashkimin Europian
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mund të them me siguri se do të zbatohet kjo edhe ndaj Bashkimit Evropian. Unë nuk do të them një afat kohor, por do të jetë shumë shpejt . Ata nuk i marrin makinat tona, nuk i marrin produktet tona të fermës, nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne kemi një deficit prej mbi 300 miliardë dollarësh”, tha ai.
Por kreu i shtëpisë së Bardhë nuk la pa përmendur edhe Britaninë e Madhe, por me tone më të zbutura.
“Mbretëria e Bashkuar është jashtë linjës, por unë jam i sigurt se kjo cështje mund të zgjidhet lehtësisht. Ndërsa Bashkimi Europian është një mizori. Kryeministri Starmer ka qenë shumë i mirë, ne kemi pasur disa takime, kemi pasur telefonata të shumta, po shkojmë shumë mirë, do të shohim nëse mund të balancojmë apo jo buxhetin tone”, shtoi Trump.
Kanadaja synon të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja, duke përfshirë pijet, produktet kozmetike dhe letrën. Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se do të japë hollësi mbi përgjigjen e vendit të saj këtë të hënë ndërsa edhe nga Kina pritet një kundërpërgjigje./vizionplus.tv