E Shtunë, 31 Tetor 2026

SATIRE/ Haxhinasto: Toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane. Berisha: Trimi i xha Salos.

Sic dihet qeveria Berisha, më e sukseshme të gjitha epokave vazhdon të jetë nën persekutimet mizore të mediave llapaqene opozitare.

Pasi videos makabre që i montuan ish-kryeministrit Ilir Meta (paqja dhe dorëheqja qofshin mbi të) legjionarët e tërbuar të Edvin Ramës vunë në shënjestër një viktimë të pafajshme: Ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinasto.

Mondi kryesonte delegacionin që përfaqësonte Shqipërinë në një takim me delegacionin që do të përfaqësonte Bashkimin Evropian, ku ndër ta ishin Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Miroslav Lajçak i dërguari i posaçëm i Katherinë Ashton për Ballkanin Perëndimor.

Pak minuta para se të fillonte një takim për marrëveshjen e  Stabilizim-Asoicimit mes BE dhe Shqipërisë, ministri Haxhinasto i është shprehur Maylinda Bregut duke i thënë hadje dëgjo pordhët e këtyre tani.

Menjëherë bishat e kuqe socialiste u vunë në veprim dhe shpërndanë videon nëpër gazetat e tyre online.

Informacione nga agjentë të Keshillit të Ministrave.org bënë të ditur se zotërinjtë Fyle dhe Lajcak kishin drekuar sëbashku para se të shkonin në takimin e delegacionit shqiptar dhe pjata e preferuar e asaj dite ishin groshët.

Sipas një Doktori të njohur në Shqipëri, thuhet se procesi i konsumimit të groshëve shoqërohet me shkarkime gazrash që në gjuhën popullore-parlamentare quhet pordhë.

Meqënëse Fyle dhe Lajcak nuk janë nga ata burra që i thonë gjërat haptazi, e vetmja gjë që pritej ishin të shkarkoni gazrat ose të bënin pordhë.

Prej vitesh këta lapanjozë e kokëpalarë europiane vetëm kritikojnë dhe na qortojnë për ca dava standartesh, pra vetëm na bëjnë pordhë.

Prandaj Haxhinasto me të drejtë u shpreh pastër dhe qartë se toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane.

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të sqarojë se ministri Haxhinasto përfaqëson vullnetin e  qeverisë shqiptare e cila në këto 20 vjet ka kaluar nga suksesi në sukses, nga fitorja ne fitorje. Kemi arritur në pak vite ato që një Europë do ti arrinte pas shumë shekujsh prandaj u themi zotërinjve europianë Mjaft na bëtë pordhë, se nuk durojmë dot më.

Vetë kryeministri Berisha kur mori vesh fjalët e Haxhinastos, tha : Trimi i xha Salos.

Këshilli i Ministrave.org

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›