Ja kush e ngacmoi modelen kroate në Kosovë
Skandal, nëse do të dalë e vërtetë edhe pse një gjë e tillë tashmë thuajse është konfirmuar zyrtarisht. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, që pretendon të jetë njëri i fesë dhe i besimit, Haxhi Zylfi Merxha del të jetë personi që ka ngacmuar top modelen kroate Kristina Lumbar, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë.
Një fakt të tillë e ka pohuar për mediet e Prishtinës organizatori i Prishtina Fashion Week, Luan Oruçi, i cili ka thënë për Expressin se i vetmi politikan që është takuar me modelen kroate Kristina Lumbar ka qenë Haxhi Zylfi Merxha.
Modelet që marrin pjesë në Prishtina Fashion Week kanë shumë pak mundësi që të takohen me politikanë apo biznesmenë, ka thënë Oruçi. Sipas tij, modelja Lumbar ka qëndruar tre ditë në Kosovë dhe me Haxhi Merxhën është takuar në VIP Shpija 2.
Po ashtu, Oruçi ka thënë se Lumbar do të demantojë gazetën Express të Bosnjë e Hercegovinës.
Ditë më parë, modelja kroate ka deklaruar se është mrekulluar me pritjen që i është bërë në Kosovë gjatë javës së modës dhe se organizimi dhe gjithçka tjetër ishte perfekt.
Pro, ajo ka shtuar se është tronditur dhe habitur kur politikanë të Kosovës i kanë kërkuar asaj të dalin me të, madje duke i ofruar edhe pije në shtëpinë e tyre.
Në fillim ishte spekuluar se modeles kroate oferta ka mundur tiu bëhet nga dy ministra të qeverisë së Kosovës, të cilët për nga mosha janë shumë të rinj, por kjo del të jetë vetëm spekulim, pasi organizatori i kësaj ngjarje ka konfirmuar emrin e politikanit të vetëm që atë natë ka qenë prezent në këtë ngjarje.