SEEMO dënon sulmin ndaj gazetarit të RTK-së

Organizata e Evropës Jug-Lindore për Mediet (SEEMO) ka dënuar sot rrahjen e gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Gëzim Bimbashi që ngjau të hënën në veri të Kosovës.
Bimbashi ishte sulmuar, siç thuhet brutalisht nga SEEMO, gjatë raportimit të një proteste të serbëve në sheshin Shumadija në pjesën veriore të Mitrovicës, kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi, nga një grup i protestuesve.
Oliver Vujoviq që drejton këtë organizatë i ka bërë thirrje autoriteteve vendore dhe EULEX-it që të ofrojnë siguri për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga pjesa veriore e Kosovës./Indeksonline/