E Diel, 1 Nëntor 2026

SEUL – Gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-presidentin Yoon

SEUL, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi sot ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol me burgim të përjetshëm për shpalljen e ligjit të luftës në dhjetor 2024, duke e dënuar 65-vjeçarin për udhëheqje të një kryengritjeje dhe minim të kushtetutës.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut Qendror në Seul shënon një moment të rëndësishëm në një nga gjyqet më të rëndësishme politike në historinë e kohëve të fundit të vendit, pasi veprimet e Yoon e zhytën Korenë e Jugut në një krizë të rëndë kushtetuese.

Ish-presidenti mund ta apelojë vendimin.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje për Yoon – dënimi maksimal i disponueshëm sipas ligjit të Koresë së Jugut për kryengritje./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›