E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet për qarkullim rruga Theth-Bogë


TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Rruga nga Thethi në drejtim të Bogës është hapur për qarkullim, pas ndërhyrjes intensive gjatë gjithë natës në Qafë Thore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se strukturat e mirëmbajtjes punuan pa ndërprerje për pastrimin e dëborës, ndërsa temperaturat që zbritën deri në -10° Celsius ndihmuan në stabilizimin e saj, duke lehtësuar operacionin në terren.

Aktualisht ka nisur lëvizja e mjeteve, ndërkohë që vijon kriposja dhe zgjerimi i pjesës kaluese për të garantuar qarkullim sa më të sigurt.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën dhe të jenë të pajisur me zinxhirë gjatë udhëtimit në këtë segment malor.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›