E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SEUL – Parlamenti i hap dritën jeshile shkarkimit të presidentit Han

SEUL, 27 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti i Koresë së Jugut ka fajësuar presidentin e përkohshëm Han Duck-soo duke e shpallur atë fajtor për “pjesëmarrje aktive në kryengritje”, kur paraardhësi i tij, Yoon Suk-yeol, shpalli ligjin e luftës, në fillim të këtij muaji.

”Unë njoftoj se mocioni për shkarkimin e kryeministrit Han Duck-soo është miratuar”, theksuan burime pranë parlamentit.

”Të 192 ligjvënësit që votuan miratuan shkarkimin”, tha kryetari i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, Woo Won-shik./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›