E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden: I angazhuar për një tranzicion paqësor dhe të rregullt të pushtetit

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua sot për një tranzicion paqësor dhe të rregullt të pushtetit me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Udhëheqësi demokrat insistoi në nevojën për të “ulur” tensionet politike në një vend të përçarë politikisht, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, i pari i tij që nga fitorja e republikanëve në zgjedhje.

”Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se e kam drejtuar të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt”, shtoi ai.

”Vullneti i votuesve është mbi gjithçka dhe ne duhet të pranojmë zgjedhjen e bërë nga ata”, deklaroi Biden.

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”, tha presidenti.

”Pavarësisht se për kë kanë votuar amerikanët do të jenë në gjendje të mos e shikojnë njëri-tjetrin si kundërshtarë. Ne duhet të ulim temperaturën”, theksoi ai./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›