BRUKSEL – Telefonatë Von der Leyen-Trump: Të punojmë së bashku për stabilitetin

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një telefonatë e shkëlqyer me Donald Trump sot për ta uruar atë për fitoren e tij në zgjedhje, shkruajti sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X.
”Ne jemi të etur për të forcuar lidhjet midis BE-së dhe SHBA-së dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat gjeopolitike”, shtoi ajo.
”Ne diskutuam për mbrojtjen dhe Ukrainnë, për tregtinë dhe energjinë dhe së bashku ne mund të promovojmë prosperitet dhe stabilitet në të dy anët e Atlantikut”, përfundon mesazhi në X i presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen./ a.jor.