SHBA – Biden: Marrëveshja për Gazën më afër se kurrë më parë

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur optimist në lidhje me përfundimin e një marrëveshjeje në negociatat për një armëpushim në luftën e Gazës.
“Ne jemi më afër se kurrë”, u tha sot Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë nuk dua të supozoj asgjë … Mund të kemi diçka, por nuk jemi ende atje. Është shumë, shumë më afër se sa ishte tre ditë më parë”, tha Biden.
Ndërmjetësuesit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin dhe lëvizjen islamike palestineze Hamas, nuk arritën një përparim, sipas një deklarate të përbashkët, por ata thanë se bisedimet dyditore në kryeqytetin e Katarit Doha ishin konstruktive.
Një tjetër takim i nivelit të lartë do të mbahet në Kajro para fundit të javës së ardhshme.
Sipas tre ndërmjetësuesve, ka një propozim që synon ngushtimin e “boshllëqeve të mbetura”.
Kjo përputhet me parimet e planit të paqes që Biden paraqiti në fund të majit./ a.jor.