E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Nuk do të lejojmë që ISIS të rivendoset në Siri

UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – SHtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë ISIS-in të rivendosë aftësitë e tij në Siri, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se ISIS do të përpiqet të përfitojë nga çdo boshllëk për të rivendosur aftësitë e tij në Siri, … ne nuk do ta lejojmë atë”, theksoi presidenti.

”Dje forcat amerikane kryen dhjetëra sulme ajrore precize në Siri, duke goditur kampet e ISIS-it dhe operatorët e tyre”, shtoi Biden.

Sipas Pentagonit, sulmet ajrore janë kryer kundër mbi 75 objektivave të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik në vend. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›