E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Rizgjidhja e presidentes pro evropiane Sandu dëshmi e dështimit të Rusisë

UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar  sot presidenten e Moldavisë, Maia Sandu për triumfin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke theksuar se përpjekjet e Rusisë për ta minuar procesin zgjedhor dështuan.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidentja properëndimore Sandu e ka fituar mandatin e dytë.

Pas numërimit të të gjitha votave, Komisioni Qendror Zgjedhor i Moldavisë (KQZ) theksoi se Sandu i ka fituar 55 33 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj pro rus, Alexandr Stoianoglo, fitoi 44,67 për qind të votave.

Fitorja e Sandut ishte lehtësim për partnerët perëndimorë të Moldavisë, të cilët menjëherë e cilësuan atë si dëshmi se demokracia mund të triumfojë kundër ndërhyrjes ruse.

”U Maia Sandun për rizgjedhjen e saj historike si presidente e Moldavisë. Për muaj të tërë, Rusia ka kërkuar t’i minojë institucionet demokratike të Moldavisë dhe procesin zgjedhor. Por, Rusia dështoi”, tha Biden në një komunikatë.

”Populli moldav e ka ushtruar të drejtën demokratike për ta zgjedhur të ardhmen e vet dhe ka zgjedhur ta ndjekë një rrugë të lidhur me Evropën dhe demokracitë e tjera”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të parë të Sandut, Moldavia e siguroi më 2022 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe i hapi bisedimet për anëtarësim në fillim të këtij viti, pasi u rreshtua përkrah fqinjit të vet lindor, Ukrainës, pasi Rusia e nisi pushtimin e saj më 2022, si dhe iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës./  (REL)  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›