E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Vendimi i gjykatës për Trump minon ligjin e së drejtës

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ – Joe Biden e ka përshkruar si një “precedent të rrezikshëm”  vendimin e Gjykatës së Lartë që i jep ish-presidentit Donald Trump imunitet të pjesshëm nga ndjekja penale, sipas BBC.

Presidenti aktual i SHBA-së tha se vendimi minoi  “ligjin e së drejtës” dhe ishte një dëm i tmerrshëm për amerikanët.

Më herët, Trump e përshëndeti vendimin e gjykatës si një “fitore të madhe” për demokracinë.

Gjyqtarët zbuluan dje se një president mund kishte imunitet për “veprimet zyrtare”, por nuk ishte imun për “aktet jozyrtare” dhe ia referuan çështjen përsëri një gjyqtari gjykues.

Vendimi do të vonojë më tej çështjen penale kundër Trump për përpjekjen e supozuar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që i dha fitoren Biden.

Gjykatësi duhet të përcaktojë tani se cilat veprime janë kryer në cilësinë e Trump si president, gjë që mund të zgjasë për disa muaj. Çdo gjyq nuk ka gjasa të fillojë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

“Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Secili prej nesh është i barabartë para ligjit. Askush, askush nuk është mbi ligjin. As presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden në një deklaratë televizive dje në mbrëmje.

“Vendimi i sotëm gjykatës – me siguri do të thotë se praktikisht nuk ka kufizime në atë që mund të bëjë një president”, shtoi ai.

“Njeriu që akuzohet për mashtrim zgjedhor në Capitol Hill të SHBA-së – po përballet me një dënim të mundshëm penal për atë që ndodhi atë ditë. Populli amerikan meriton të ketë një përgjigje në gjykata përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha Biden.

“Tani, për shkak të vendimit të sotëm të gjykatës, kjo është e pamundur”, shtoi ai.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, gjyqtari gjykues tani duhet të përcaktojë se cilat veprime janë kryer në cilësinë e Trump si president, gjë që mund të zgjasë për disa muaj. Çdo gjyq nuk ka gjasa të fillojë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Kjo është një nxitje e madhe për Donald Trump – një “fitore e madhe” siç e tha ai në platformën “Truth Social”.

Gjykata e Lartë vendosi se të gjithë ish-presidentët kanë imunitet të pjesshëm nga ndjekja penale – imuniteti i plotë zbatohet për aktet e kryera si pjesë e detyrave zyrtare të presidentit, por “aktet jozyrtare”, në cilësinë private, nuk mbulohen.

Një gjykatës i një gjykate më të ulët tani do të duhet të vendosë se cilat aspekte të sjelljes së presidentit janë të rëndësishme për ndjekjen penale ku ai akuzohet për përpjekje për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Opinioni i shumicës nga Gjykata e Lartë i vlerësoi ndërveprimet e tij me Departamentin e Drejtësisë (DD) të imunizuara nga ndjekja penale.

Trump akuzohet në aktakuzën e tij për presion ndaj zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisësë për të nisur hetimet për mashtrimin e votuesve, pavarësisht mungesës së provave.

Tre gjyqtarët liberalë në Gjykatën e Lartë kundërshtuan fuqishëm vendimin e së hënës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›