SHBA – Biden dhe Trump fitojnë zgjedhjet paraprake në Kentaki dhe Oregon

KENTAKI, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden dhe Donald Trump fituan zgjedhjet paraprake në Kentaki dhe Oregon.
Në Kentaki, një shtet republikan që ai e kishte ”pushtuar” në zgjedhjet e 2020, manjati mori 85% të votave, ndërsa 6,4% shkuan për Nikki Haley (jashtë garës) dhe 3,5% për të paangazhuarit.
Presidenti Biden mori 71,3% të votave të demokratëve. Rreth 6,1% dhe 4,7% shkuan respektivisht për Marianne Williamson dhe Dean Phillips, të cilët të dy u tërhoqën nga gara.
Në Oregon, Trump nuk kishte rivalë, ndërsa Biden mori 88,1%./ /os/